Stanislav Lobotka mbetet në qendër të merkatos edhe pse zyrtarisht ajo është e mbyllur. Në verë lojtari sllovak pati oferta dhe kërkoi largimin nga Celta Vigo por klubi refuzoi çka solli edhe ftohje të raporteve mes palëve.


Është Paris Saint Germain dhe Tottenham që janë gati të bëjnë një ofertë në merkaton e janarit për mesfushorin 23-vjeçar i cili shpreson që të konretizojë largimin e për të bërë hapin e madh të karrierës.


19 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)