Eliminimi nga Champions League e Paris Saint Germain nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit nga Katari, të cilët po investojnë pa fund dhe në fund po luftojnë vetëm për kampionatin francez.


Këtë sezon duket se do të jetë pikërisht trajneri spanjoll, Unay Emery ai që do të paguajë për dështimin e skuadrën në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.


LEquipe raporton se Al Khelaifi ka filluar menjëherë nga puna, për të gjetur një tjetër trajner që ti besojë stolin e skuadrës, teksa Antonio Conte ka përfunduar në krye të listët.


Sipas gazetës franceze, është kontaktuar fillimisht me vëllanë e trajnerit të Chelseat dhe në ditët e ardhshme pritet edhe një takim me menaxherin e Contes, përpara se të bisedohet me vetë teknikun.


Antonio Conte ka probleme te Chelsea dhe është ankuar shpesh për mungesë mbështetjeje në merkato, ndaj palët duket se do të ndahen në fund të sezonit.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e PSG-së synojnë të afrojnë ish teknikun e kombëtares italiane, pasi nuk paraqet shumë vështirësi për ta marrë në Francë.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)