Paris Saint Germain ka mposhtur me rezultatin spektakolar 7-1 Monacon dhe i ka rrëmbyer titullin kampion, të cilin e ka fituar sonte edhe matematikisht.


Në Parc Des Princes, skuadra e Emery nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, teksa shënoi 4 gola brenda 27 minutave të para, me Di Marian, Cavanin dhe dy herë me Lo Celson.


Rony Lopes shënoi golin e vetëm për skuadrën nga Principata, në minutën e 38, ndërsa në pjesën e dytë kryeqytetasit shënuan edhe 3 herë te tjera, me anë të Di Marias, autogol i Falcaos dhe më pas gjermanit Draxler.


Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit francez, PSG-ja çn në 17 pikë diferencën me Monacon dhe rikthen zyrtarisht titullin kampion në kryeqytet, të cilin sezonin e kaluar ia rrëmbeu pikërisht skuadra e Jardim.


15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)