Disa zona në Tiranë gjatë ditës së sotme kanë pasur mungesë të energjisë elektrike.


Zona e Shkozës, Kinostudio, Zona e Freskut, Ali Demi, prej disa orësh janë pa energji elektrike.


Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit, shkak i difektit në rrjet është bërë mbingarkesa.


Sipas OST-së, po punohet me intensitet për riparimin sa më shpejt të defektit dhe rikthimin e energjisë në këto zona.