Një mjek i QSUT-së është proceduar penalisht pasi një pacient i tij ka ndërruar jetë pothuajse një javë pas operacionit.



Procedimi ndaj tij filloi pasi ditën e sotme, rreth orës 08:20, në banesën e tij në lagjen nr. 9 Korçë, ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale K.R., 63 vjeç, i cili kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më datë 16 maj, në QSUT, nga mjeku për të cilin familjarët e të ndjerit dyshojnë se ka kryer mjekim të pakujdesshëm.


Mjeku 64-vjeçar me inicialet E.Ç. po procedohet në gjendje të lirë.


25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)