Eurodeputetja Doris Pack deklaron se ka shume besim qe Kosova do ti kaloje ne menyre demokratike zgjedhjet e jashtezakonshme.

Pas nje takimi qe zhvilloi me presidentin ne detyre Jakup Krasniqi Pack tha se zhvillimet e fundit ne Kosove jane procese demokratike.

Kosova duhet ti zgjidhe ceshtjet e brendshme per te qene gati te nise dialogun me Beogradin. eshte sinjal pozitiv fakti qe ne Beograd ka nisur te shtohen thirrjet drejtuar serbeve te Kosoves per te marre pjese ne zgjedhje tha Pack ben te ditur Telegraf.