Kongresi i Grave te Partive Popullore Evropiane, zgjodhi serish Doris Pak si presidente te ketij kongresi per nje mandat tre vjecar. Kongresi i mbajtur ne Bukuresht te Rumanise mblodhi 100 perfaqesuese te Partive Popullore te 26 vendeve anetare, mes tyre edhe nga Shqiperia. Delegacioni yne kryesohej nga Albana Vokshi, kryetare ne detyre e Lidhjes Demokratike te Gruas te Shqiperise dhe deputete e Partise Demokratike. Ne fjalen e saj, Vokshi permendi disa prej nismave dhe arritjeve te qeverise Shqiptare, ne vitet e fundit, qe kane permiresuar ne menyre direke apo indirekte mireqenien e familjeve, e si rrjedhim te grave, si dhe rritjen e rolit te gruas edhe ne vendimmarrje. Po keshtu ajo vleresoi ndihmen e Pak per Shqiperine, ne procesin e liberalizimit te vizave dhe integrimit ne BE.