PRISHTINE - Gara për kreun e Prishtinës pritet të bëhet shumë interesante. Burime të besueshme brenda AKR-së kanë bërë të ditur se, Behxhet Pacolli do t’i hyjë garës për të udhëhequr me kryeqytetin.

“Ky vendim ka ardhur pas konsultimit të degëve dhe anëtarësisë së AKR-së. Qytetari i Prishtinës e din se kush është Pacolli, andaj këtë herë jemi të vendosur të udhëheqim me Prishtinë”, - ka bërë të ditur për Indeksonline një burim brenda AKR-së, i afërt me Pacollin.

AKR-ja është partia e dytë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Kurse Behxhet Pacolli aktualisht është zv/ kryeministër i Kosovës, dhe president i AKR-së.

(er.nu/BalkanWeb)