Kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me pafajësinë e “Hakmarrjes për drejtësi” është zbardhje e urdhrit të Edi Ramës .


Në një deklaratë ëpr median Basha akuzon Ramën se dikton vendimet e gjykatave ashtu siç e denoncoi dhe ish ministri Manjani.


Heshtja e tij gjendet në trojet e Tiranës të bëra pallate kur ai ishte kryetar bashkie me këtë bandë, heshtja e tij fsheh synimin për të vazhduar bashkëjetesën me krimin, qëllimin e tij për të dhunuar zgjedhjet që po vijnë.


Pas lirimit të Lul Berishës në Durrës, mos kapjes së Klement Balilit në Sarandë, dërgimit në spitalin e burgut të Emiljano Shullazit në përgatitje për ta liruar nga burgu në Tiranë, lirimi i Hakmarrjes për Drejtësi ka konsoliduar një fron të pastër kriminal të kontrolluar dhe në shërbim të Edi Ramës. Sepse vetëm kështu mund ta mbajë pushtetin” thotë Basha

Ai fton qytetarët shqiptarë “të ngrihen kundër krimit”.


Basha e mbyll deklaratën e tij duke bërë thirrje “partnerëve të huaj të vlerësojnë seriozisht rrezikun e madh që ka jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e tyre, sundimi i krimit dhe kapja totale e shtetit nga krimi i organizuar në Shqipëri”


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter