Opozita dhe mazhoranca janë përplasur ditët e fundit për një temë të nxehtë si ajo e pagave të padhëna të pedagogëve, problem ky për të cilin zgjidhja duket se nuk do të vonojë.


Lajmin për dorëzimin e pagave e ka dhënë sot vetë Ministria e Arsimit, nëpërmjet një deklarate për mediat, ku thuhet se “paga e pedagogëve do të jetë në llogaritë e tyre brenda ditës së sotme”.


Lidhur me Ligjin e ri për Arsimin e Lartë, MASH thekson se është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve.


Ne do të bëjmë gjithçka që kjo të garantohet me aktet nënligjore që priten të miratohen së shpejti. Ne besojmë fortë që të gjitha energjitë dhe debati të zhvillohet tek sfidat e rritjes së cilësisë, performancës, punësimi i të rinjve dhe akreditimi i programeve të studimit”, deklaron MASH.


12 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)