Kitaristi legjendar i grupit Led Zeppelin, Jimmy Page, i cili momentalisht po promovon një DVD me interpretime të grupit, në një intervistë për revistën

‘Guitar World’, ka zbuluar se vitin e ardhshëm dëshiron të nis një solo turne muzikore, pavarësisht obligimeve të shumta që ka. Ai njëkohësisht hodhi poshtë zërat se grupi do të angazhojë një këngëtar të ri.

Page sqaroi se, kohë më parë kur dikush kishte lëshuar ‘balonën’ se grupi do të testonte disa këngëtarë të ri – gjë që fare s’ishte e vërtetë, andaj anëtarët e grupit, në njëfarë mënyre, u gjendën nën presionin e asaj se kënd duhej ta fusnin në grup.

"Po mendoja për atë se çka do të ishte më së miri të ndryshonim, megjithëse e dija që s’ka gjasa që ta ndërronim këngëtarin”, sqaroi Page.

Për shkak të kontributit dhënë kulturës dhe artit amerikan, javën e kaluar grupi Led Zeppelin u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Barack Obama. Kështu, Robert Plant, John Paul Jones dhe Jimmy Page tashmë janë pjesë e artistëve që u nderuan me mirënjohjen e lartë Kennedy Centre Honours.