Pas pilotimit me sukses të projektit për parkimin me SMS në dy prej rrugëve të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës e ka shtrirë atë në 30 rrugë të tjera të zonës A. Çdo qytetar i Tiranës ka mundësinë të paguajë me celularin e tij dhe të paguajë parkingun për aq orë sa do të qëndrojë, vetëm duke dërguar numrin e targës tek numri i Bashkisë, 50-500 i cili është i aksesueshëm nga të gjithë operatorët. Pas dërgimit të SMS, drejtuesit e automjeteve paguajnë parkingun për një orë, ndërsa 10 minuta përpara se të përfundojë koha e parkimit, do të vijë një SMS i cili do të thotë, Mund ta lëvizësh makinën sepse po të përfundon parkimi ose duhet të çosh edhe një SMS tjetër, nëse do të paguash edhe për një orë tjetër.


Përmes kësaj skeme, qytetarët jo vetëm që do të fitojnë kohë, por në të njëjtën kohë do të mund të shmangin edhe gjobat e panevojshme kundrejt një çmimi simbolik që do të shkojë për shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet.


Lista me rrugët ku do aplikohet pagesa e parkimit me SMS:


Rr.Papa Gjon Pali


Rr.Jul Variboba


Rr.Mustafa Matohit


Rr.Ibrahim Rugova


Rr.Myslym Shyri


Rr.Ismail Qemali


Rr.Ibrahim Rugova


(segmenti Blv. Bajram Curri- Rr. Leke Dukagjini)


Rr.Pashko Vasa


Rr.Tefta Tashko Koco


Rr.Luigj Gurakuqi


Rr.Barrikadat


Blv.Gjergj Fishta


(segmenti BlvDeshmoret e KombitRrM.Gjollesha)


Rr.Gjin Bue Shpata


Rr.Komuna e Parisit


Blv. Dëshmorët e Kombit


Rr.Emin Duraku


Rr.Sami Frashëri (segmenti Blv. Bajram Curi Rr.Abdyl Frasheri )


Rr.Hoxha Tahsim


Rr.Brigada VIII


Rr.Pjetër Bogdani (segmenti Rr.Ibrahim Rugova Rr.Sami Frasheri


Rr.Pjetër Bogdani (segmenti Rr. Sami Frashëri RrGjin Bue Shpata)


Rr.Themistokli Germenji


Rr.Dibrës


Blv.Bajram Curri(segmenti Rr.S.Delvina Rr.I.Rugova)


Rr.Fortuzi


Blv.Bajram Curri(segmenti Rr.Petronin Luarasi Rr.Konti Leopard)


Rr.Muhamet Gjollesha


Blv.Zogu I


Rr.Kavajës


Rr.Lekë Dukagjini


23 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)