Kryeministri Edi Rama ka reagaur lidhur me Paketën Antishpifje, ndërsa thumbon edhe portalet.


Përmes një reagimi në Twitter Rama thekson se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve, ndërsa paralajmëroi që ato të regjistrohen në QKB. Kreu i qeverisë i cilësoi portalet fantazma pa adresë e pa emër.


Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër, uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë, shkruan Rama.


10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)