Ligjvënësit
pakistanezë zgjodhën bashkëshortin e ish-kryeministres së Pakistanit, Benazir
Buto, president të vendit me dy të tretat e votave.



Asif Ali Zardari, udhëheqësi i Partisë
së Popullit Pakistanez, fitoi me lehtësi ndaj dy rivalëve të tij me rreth 70
përqind të votave në parlament dhe në 3 nga 4 asambletë e provincave.



Fitorja e zotit Zardari dje shënon
kulmin e ringjalljes së tij politike. 
Ai kaloi 11 vjet në burg i akuzuar për korrupsion dhe vrasje, por
asnjëherënuk u dënua. Më pas ai jetoi
në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u gjend të qendër të skenës
politike të Pakistanit, kur bashkëshortja e tij u vra me atentat në dhjetor të
vitit të kaluar.








fjalimin që mbahti në parlament pas votimit, zoti Zardari iu përgjegj kritikave
dhe u zotua që ta mbështesë udhëheqjen e tij në kompretencat presidenciale,
pëfshirë autoritetin për të shpërndarë parlamentin.

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs tha se mirëpret bashkëpunimin
me zotin Zardari dhe shtoi se kishte mbetur e impresionuar nga theksi që i
kishte vënë Presidenti i ri i Pakistanit luftës kundër terrorizmit.



Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gordon Johndroe, tha se
Presidenti amerikan, George Bush pret me kënaqësi bashkëpunimin me zotin
Zardari në çështje të tilla si lufta kundër terrorizmit dhe stabilizimi i
ekonomisë së Pakistanit.



Britania e Madhe, nga e cila Pakistani shpalli pavarësinë në vitin 1947, u
zotua të punojë ngushtë me zotin Zardari për të goditur dhunën e ekstremistëve
dhe për të forcuar stabilitetin dhe demokracinë në Pakistan.



Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i cili e ka fajësuar Pakistanin se
nuk ka bërë mjaft për të luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin në të dy anët e
kufirit, i uroi sukses zotit Zardari.

Presidenti i Iranit,
Mahmud Ahmadinexhad i dërgoi përshëndetjet e tij zotit Zardari me rastin e
fitores. Ai shprehu predispozitën për
të shtuar dhe forcuar bashkëpunimin me Pakistanin në të gjitha fushat. //iç//