Ka vazhduar edhe sot ne Pakistan shkaterrimi i kompleksit ku jetonte prej vitesh udheheqesi i al Kaides Osama Bin Laden ne te cilin u vra ne muajin maj nga forcat komando te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.


Pakistani nisi shkaterrimin e baneses se tij diten e djeshme ne veriperendim te qytetit Abbotabad.


Deshmitare thane sot se rreth gjysma e kompleksit ishte shkaterruar diten e sotme.


Forcat e sigurise se Pakistanit kane evakuar ambjentin perqark kompleksit.


Bin Laden jetoi ne ate kompleks per disa vite me tre grate e tij femijet dhe niperit e mbesat .


Pakistani u ndje i anashkaluar dhe i indinjuar me sulmin e kryer nga forcat amerikane per vrasjen e Bin Ladenit.