Është gjendur i pajetë, rreth 150 kilometra larg Islamabadit, trupi i gazetarit të agjencisë së lajmeve “AKI”. Sipas mediave lokale, trupi i Salem Shahzad është gjetur pranë makinës së tij në qytetin Mandi Bahaudin, në veri të provincës së Punjabit.


Sipas burimeve, trupi i reporterit tregon shenja dhune dhe torture. Në makinën e gazetarit, ekspert i cështjeve të terrorizmit, policia ka gjetur edhe një bllok me kontakte të ndryshme.