Televizioni kombëtar pakistanez është sulmuar nga protestuesit anti-qeveritarë në Islamabad dhe për rrjedhojë ka dalë jashtë transmetimit.
PTV tregoi pamje të protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Nawaz Sharif duke hyrë në ndërtesë para se të përfundonte transmetimin.
Kryeministri akuzohet për korrupsion dhe mashtrim elektoral, akuza që ai i mohon kategorikisht.
Disa ditë më parë protestuesit janë përleshur me policinë, ndërsa mbrëmjen e së dielës protestuesit përdorën kamionët për të prishur rrethimin e Kryeministrisë.
/ Top Channel