PAKISTAN - Gjykata e Lartë e Pakistanit ka lëshuar urdhër arresti për kryeministrin dhe për 15 zyrtarë të tjerë të lartë të cilët dyshohen për korrupsion. Vendimi erdhi kur Islamabadi u përfshirë nga një sërë protestash të dhunshme kundër korrupsionit të organizuar nga kleriku Tahirul Qadri.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka marrë rryshfet për favorizimin e disa projekteve të vecanta të ndërtimit të hidrocentraleve në vend, gjatë kohës kur ishte ministër në vitin 2010. Ashraf i mohon të gjitha akuzat dhe i quan ato si shpifje kundër tij.
Analistët vendas thonë se ky vendim i gjykatës do të cojë në shkarkimin e menjëherëshëm të kryeministrit.
Vendim i gjykatës u zbardh në të njëjtën ditë kur Islamabadi është përfshirë nga një sërë protestash të dhunshme kundër korrupsionit të organizuar nga kleriku sunit Tahirul Qadri.
Kleriku Qadri, ka bërë thirrje për reforma elektorale dhe ligjore për t’i dhënë fund fenomenit të korrupsionit në vend.
Gjithashtu sipas disa zërave thuhet se kleriku ka mbështetjen e plotë nga ushtria pakistaneze pasi ka bërë thirrje, që në ruajtjen e zgjedhjeve të parashikuara për muajin maj të jetë e pranishme dhe ushtria. Ndërkohë në vitet e fundit qeveria, ushtria dhe gjygjësori në Pakistan kanë patur shume mosmarrëveshje ndërmjet tyre.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)