Presidenti iranian Hassan Rouhani ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e përpjekjeve nga SHBA dhe aleatët e saj evropian për të ndryshuar një marrëveshje bërthamore me vendin e tij.


Udhëheqësit amerikanë dhe francezë njoftuan të martën se po punonin për një “marrëveshje të re” që do të zgjeronte kushtet e marrëveshjes së vitit 2015.


Por Rouhani tha për mediat se Perëndimi nuk ka “të drejtë” për të rinegociuar një marrëveshje prej shtatë palësh.


Ai gjithashtu e etiketoi Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump si një “tregtar”,  i cili nuk është i kualifikuar për të komentuar mbi traktatet globale.


“Ju nuk ia keni idenë mbi politikën. Ju nuk keni asnjë të kaluar në raport me njohjen e ligjeve, nuk keni asnjë bazë për traktatet ndërkombëtare”, tha ai duke ju drejtuar Trump.


Ndërkohë zyrtarët amerikanë dhe evropianë raportohen se kanë bërë përparim në dy kërkesat e Trump për Iranin, që do ti duhet që t’u japë inspektorëve ndërkombëtarë qasje të menjëhershme në të gjitha vendet që ata duan të shohin dhe të ndalojë zhvillimin dhe testimin e raketave balistike.


Ndërkohë Ruhani në deklaratën e tij iu drejtua indirekt edhe Macron duke thënë: “Së bashku me një udhëheqës të një vendi evropian [amerikanët] thonë se duan të vendosim për një marrëveshje të arritur nga shtatë palë”.


“Për çfarë? Me çfarë të drejte?”, pyeti ai.


Rouhani theksoi se Irani kishte “treguar vullnetin e mirë për botën” kur nënshkroi marrëveshjen dhe donte të provonte se “nuk kërkonte të merrej me prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë”.


Të martën, ai paralajmëroi se do të kishte “pasoja të rënda” në qoftë se SHBA-të vendosin sanksione. Ai nuk dha detaje, por zyrtarët iranianë kanë thënë se pasurimi i uraniumit mund të rritet brenda disa ditësh dhe se vendi mund të tërhiqet nga Traktati i Mos-Proliferimit Bërthamor.


25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)