E gjendur midis një breshërie dorëheqjesh dhe kundërshtimesh nga deputetët rebelë të partisë së saj, kryeministrja britanike Theresa May ende beson se marrëveshja e saj e Brexit që u arrit në bashkëpunim me BE do të ndihmojë Britaninë.


May e ka mbrojtur planin për një dalje të shtrirë në tranzicionin 21 mujor, teksa thekson se kjo do të sigurojë ruajtjen e vendeve të punës në Britani, mbrojtjen e kufijve dhe zbutjen e peshës së daljes së Britanisë së Madhe nga blloku.


Në një mesazh luftarak për The Sun, May këmbëngul që marrëveshja paraprake të cilën e ka negociuar për disa muaj me Brukselin do të jetë “një marrëveshje që funksionon.” Duke përsëritur pikat kryesore të draft-marrëveshjes së Brexit, ajo pohoi se “kursi që kam vendosur është i drejtë për vendin tonë”.


Vuajtja për disa “vendime të vështira” që ajo duhej të bënte, si dhe vargu i fundit i dorëheqjeve të kabinetit, mund të argumentojë se marrëveshja së pari do t’i japë fund lëvizjes së lirë të emigrantëve në Britani. “Për herë të parë në një brez ose më shumë ne do të vendosim se kush vjen në këtë vend dhe po aq e rëndësishme, kush nuk vjen”, tha kryeministrja me egërsi.


Duke shkuar më tej, mund të sugjerohet se marrëveshja e saj Brexit do të mbrojë “miliona vende pune britanike”, mbyll pagesa të konsiderueshme vjetore në buxhetin e BE dhe siguron sipas saj që Gjykata Evropiane e Drejtësisë të mos ketë juridiksion mbi Mbretërinë e Bashkuar.


“Marrëveshja e vështirë që tani është në horizont do ti bëjë të gjitha këto gjëra”, thotë May.


Në fund, ajo deklaron se marrëveshja e saj do të lejojë që Londra dhe Brukseli të shkëputen pa probleme.


Për pjesën kryesore të analistëve, artikulli i botuar sot nga kryeministrja duket të jetë një përpjekje e fundit për të fituar besim nga publiku në mes të trazirave të Brexit. Ai gjithashtu vjen në një kohë krejt të pakëndshme për kryeministren teksa ajo përballet me një rebelim në rritje midis kolegëve konservatorë dhe një reagimi masiv nga opozita.


18 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)