Palestina është bërë zyrtarisht anëtare e Interpolit, një lëvizje e kundërshtuar fort nga Izraeli. Votimi u bë të mërkurën në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare të policisë në Pekin.
“Shteti i Palestinës dhe Ishujt Solomon janë tani anëtare të Interpolit”, shkruante Interpoli.
Ministria e jashtme izraelite, e cila tha më parë se përpjekjet e Izraelit për të vonuar një votim deri në vitin e ardhshëm kishin dështuar, nuk pati asnjë koment për vendimin.
Izraeli kishte pohuar se Palestina nuk ishte shtet dhe se nuk ishte e pranueshme për anëtarësim në Interpol. Sipas marrëveshjeve të përkohshme të paqes izraelito-palestineze, një autoritet palestinez ka dhënë vetë-rregullim të kufizuar në Bregun e pushtuar dhe në Rripin e Gazës.
“Kjo fitore u mundësua nga parimi i shumicës së anëtarëve të Interpolit,” tha në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme palestineze Riyad Al-Maliki.
Organizata Çlirimtare Palestineze tha në Twitter se më shumë se 75 për qind e anëtarëve të Interpolit votuan për miratimin e anëtarësimit.
Kosova nga ana tjetër u tërhoq nga kërkesa për të qenë pjesë e organizatës.
/Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter