Nënkryetari i parlamentit, deputeti demokrat Edi Paloka denoncon ndalimin e qytetarëve që protestuan para parlamentit më 18 dhjetor. Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social facebook, Paloka shkruan se policia u rreshtua përpara qytetarëve ditën e protestës që ti jepte mundësinë Ramës dhe deputetëve të tij, të shkelnin Kushtetutën të pashqetësuar.


Policia e Ramës, e interceptuar nga gjithë shërbimet partnere dhe e demaskuar nga institucionet dhe mediat ndërkombëltare si bashkëpuntore e krimit, sidomos në prodhimin dhe trafikun e drogës, u rreshtua përpara qytetarëve ditën e protestës, që ti jepte mundësinë Ramës dhe deputetëve te tij, të shkelnin Kushtetutën të pashqetësuar,-shkruan Paloka.


Nënkryetari i PD-së në kuvend, shton se kjo polici ka nderuar në rrugë me qëndrim gatitu kriminelët, por që ndaloi e burgosi mbi 40 mijë shqiptarë. Se nuk paguanin dot energjinë elektrike apo se kërkonin të rregullonin çatinë e shtëpisë së tyre, duke i çuar edhe drejt vetëvrasjes në qelitë e burgut,-vijon më tej shkrimi.


E mbi këtë situatë, Paloka shkruan se rruga e vetme është rrëzimi i qeverisë. Nuk ka mënyrë tjetër, përveçse përballjes dhe rrëzimit të këtij që po kërkon ti kthejë dhe një herë shqiptarët tek mjerimi dhe frika.


3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)