TIRANE-Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka inspektuar nga afër kushtet e sigurisë ushqimore në të cilat tregtohet mishi apo peshku në disa tregje të kryeqytetit. Fillimisht Panariti i shoqëruar edhe nga kreu i AKU-së dhe drejtues të policisë bashkiake është ndalur tek pazari i ri ku kushtet e tregtimit të mishit peshkut dhe nënprodukteve blektorale janë vlerësuar me nota pozitive.
Ministri Panariti u shpreh se: “Sfida jonë është që ky pozitivitet, kjo nismë shumë e suksesshme këtu në qendër të Tiranës të vazhdojë dhe të përhapet në gjithë Shqipërinë, dhe ne do t’ia arrijmë kësaj”.
Panariti nuk ka përjashtuar ekzistencën e tregtarëve ambulant që nuk zbatojnë kushtet higjenike gjatë tregtimit por tha se aksionet e përbashkëta me policinë bashkiake janë sinjale pozitive që duhen përforcuar.
Më tej, Ministri Panariti theksoi se: “Natyrisht që ne nuk përjashtojmë rastet sporadike, po ata do të shkojnë drejt një eleminimi të shpejtë, ne nuk mund të largojmë kërkënd nga tregu, me kushtin që ky person i cili ka zgjedhur që jetesën e fëmijëve të tij dhe të familjes së tij ta zhvillojë nëpërmjet këtij aktivitetit ta bëjë këtë konform standardeve.
Më lejoni me këtë rast të falënderoj edhe Bashkinë e Tiranës,e cila na ka mbështetur vazhdimisht dhe ky është shembulli më i mirë i një sinkronie i një sinergjie midis pushtetit qendror dhe lokal”.
(m.s/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Panariti inspekton kushtet ku tregtohet mishi