Mes dëshirës të shprehur hapur për të treguar forcën e vërtetë në miqësoren me Uellsin dhe autokritikës për lojën sulmuese e mea-culpan për dështimin në Ligën e Kombeve, konferenca e trajnerit të kombëtares Christian Panucci përpara ndeshjes në Elbasan Arena është karakterizuar sërish nga tensioni.


Tekniku italian tregoi hapur tensionin që “fle” brenda kampit kuqezi, teksa u përplas në një sërë replikash me gazetarët. Panucci pati një debat me gazetarin e Supersport, Gjergji Stefa, madje shpërtheu duke i kërkuar reporterit të qepte gojën kur trajneri ishte duke folur. (Shikoni videon pas minutës së 25)



Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do ti jepnit besim Panuccit për të vazhduar punën?


Panucci: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di çtë them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14.


Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.


Panucci: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese. Më shqetëson shumë.


Gazetari: Nuk më intereson.


Panucci: Më shiko në sy kur flas. Tregohu presionist dhe serioz, mos shiko telefonin.


Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.


Panucci: I paedukatë!


Gazetari: Gjithashtu


Gjergji Stefa

Panucci: Unë jam i edukuar!


Gazetari: Edhe unë


Panucci: Po më bën të qesh


Ndërhyn gazetarja Ilda Bejleri: Çfarë do të ndryshojmë që nesër në lidhje me grupin?


Panucci: Pyesni profesorin atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.


19 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)