Humbja me Izraelin 2-0, zyrtarizon dështimin e Shqipërisë në Nation league, por ndërkohë, trajneri i kuqezinjve, Kristian Panuçi, nuk pranon me zë të lartë dorëzimin.


Trajneri italian, preferoi të ndalet tek loja e shkëlqyer e kuqezinjve, teksa ka komentuar edhe dy golat e pësuar.


Jam shumë i keqardhur për djemtë, sepse kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer, kemi shkatërruar kundërshtarin kemi pësuar një gol nga rivënia e portierit, ndërsa të dytin si autogol. Të kthehesh në shtëpi pas një ndeshje kështu me humbje 2-0 të dhemb vërtetë shumë, – tha Panuçi. – Na zuri gjumi te momenti i golit. Është e vështirë të fitosh 3-0 ndaj Skocisë dhe pastaj të shpresosh edhe për rezultatin e duhur në përballjen tjetër mes kundërshtarëve tanë. Pastaj ne jemi jashtë. Nuk jam i dorëzuar, por me këtë rezultat këtu bëhet shumë e vështirë. Më vjen keq shumë pas një ndeshje kështu. Nuk më pëlqen kur përmendin emra futbollistësh të përveçëm. Sot bëmë një ndeshje të shkëlqyer në tërësi, deklaroi trajneri i kombëtares kuqezi.


14 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)