Papa Benedikti i 16-të në ditën e tij të tretë të udhëtimit në Liban, ka mbajtur meshën në Bejrut duke deklaruar se Kisha ka domosdoshmërinë për të shërbyer, ndërsa për të krishterët është një detyrë që të jenë shërbëtorë nëpërmjet imazhit të Jezu Krishtit. Ka qenë pikërisht ky thelbi i meshës së celebruar në plazhin e Bejrutit ku merrnin pjesë më shumë se 500 mijë persona. “Të shërbesh drejtësinë dhe paqen, në një botë ku dhuna nuk ka të ndalur duke shkaktuar shkatërrim dhe viktima, tashmë është mëse urgjente që të impenjohemi për ndërtimin e një shoqërie vëllazërore. Papa Benedikti i 16-të është pritur nga nëj turmë e madhe njerëzish që kishin mbajtur radhën gjatë gjithë natës, në të njëjtin plash ku edhe Papa Xhon Paul i dyti kishte mbajtur meshën e tij 15 vjet më parë. Papa i është drejtuar edhe 300 peshkopëve që kanë mbërritur nga e gjithë Lindja e Mesme. Papa iu ëshët drejtuar atyre duke folur në tre gjuhë, frengjisht, arabisht dhe latinisht. Benedikti i 16-të është lutur për paqen në Siri dhe në të gjithë Lindjen e Mesme. “I bëj apel komunitetit ndërkombëtar, dhe vendeve arabe që të propozojnë zgjidhje të praktikueshme dhe që respektojnë dinjitetin e cdo njeriu dhe fenë e tij. Në meshë ka marrë pjesë edhe presidenti i Republikës libaneze Mishel Sleiman. Për shkak të temperaturave të larta kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar ndihmën e shpejtë nga Kryqi i Kuq.