Papa Benedikti XVI ka perfunduar viziten tre ditore ne Republiken e Cekise dhe sot pasdite u largua nga Praga per ne Rome.

Papa e vizitoi Cekine pak para 20 vjetorit te “Revolucionit te Kadifte”, grushtshtetit paqesor i cili hoqi sundimin komunist ne Cekosllovaki ne vitin 1989.

Papa e pershendeti renien e komunizmit ne Evropen lindore sapo mberriti ne Prage diten e shtune.

Gjate vizites se tij ne Ceki, Papa Benedikti XVI mbajti dy mesha ne vende te hapura, njeren ne Brno dhe tjetren ne Stara Boleslav, afer Prages.