Papa Benedikti i XVI mbajti sot meshën tradicionale "Urbi & Orbi" ndërkohë që Italia ndodhet në hidhërim të thellë për humbjen e 300 personave nga tërmeti që goditi Abruxon. Pas meshës që u zhvillua në sheshin Saint-Pierre në Vatikan, Papa Benedikti XVI dha bekimin "Urbi & Orbi në 63 gjuhë. Papa uroi të gjithë shqiptarët në gjuhën shqipe "Për shumë vjet Pashkët" Dje në darkë, Papa Benedikti XVI drejtoi meshën e Pashkëve në bazilikën Saint-Pierre, para 5 000 besimtarëve. "Forca e gravitetit të dashurisë është më e madhe se urrejtja, forca e gravitetit të jetës është më e madhe se vdekja'', iu drejtua Papa Benedikti XVI besimtarëve gjatë kësaj ceremonie.