Papa Benedikti mberriti sot ne Spanje ne perpjekje per ti rikthyer Kishes Katolike influencen ne nje nga vendet me liberale te Evropes.


Para arritjes ne Spanje Ati i Shenjte tha se levizja kunder kishes ne Spanje tani ka arritur nivelin e saj te para luftes civile spanjolle te vitit 1930.


Papa filloi udhetimin e tij me nje vizite ne Santioago de Kompostela per te bere homazhe prane varrit te Apostullit te Shenjte Jakobit.


Neser Papa Benedikti pritet te mbledhe me shume se 100 mije vete ne nje meshe qe do zhvillohet ne qytetin e Barcelones ku ai do te shenjteroje Baziliken e paperfunduar Sagrada Familia.


Aktivistet per te drejtat e homoseksualeve kane planifikuar protesta kunder vizites se Papes ne Barcelone.