Vatikan


Kreu i kishës premton sanksione kundër abuzuesve, pas akuzave për pasivitet


papa franceskPapa Françesk kërkoi falje për dëmet djallëzore që u janë shkaktuar fëmijëve prej abuzuesve seksualë nga radhët e klerit. Komenti i tij u publikua nga Radio Vatikani. Ai i përshkroi abuzimet si dëm moral i kryer nga burrat e kishës, dhe tha se do të vendosen sanksione.


Këto janë komentet më të forta të dhëna mbi këtë çështje deri tani. Muajin e kaluar, Papa Françesk mbrojti fort të shkuarën e Kishës Katolike Romane në luftën kundër abuzimeve seksuale nga ana e priftërinjve, pas një raporti kritik nga ana e OKB-së.


Papa krijoi një komitet vitin e kaluar për të organizuar ndihmën për viktimat e abuzimeve seksuale të klerit, por është akuzuar nga disa katolikë se po ngurron të pranojë përmasat e dëmit moral dhe mendor të shkaktuar nga priftërinjtë pedofilë.


Papa i bëri komentet e tija dje, gjatë një takimi me fëmijë nga organizatat joqeveritare katolike. Ai tha se ndihej i detyruar të kërkonte falje personalisht për dëmet që (disa priftërinj) kanë bërë duke abuzuar seksualisht me fëmijët.


Ai tha se numri i priftërinjve që kanë kryer abuzime ishte i konsiderueshëm, megjithëse dukshëm i pakrahasueshëm me numrin e të gjithë priftërinjve.


Në një intervistë muajin e kaluar, Papa Françesk mbrojti Kishën Katolike, duke thënë: Askush tjetër nuk ka bërë më shumë. Megjithatë kisha është e vetmja që po sulmohet.


Këto komente erdhën pas një raporti të OKB-së, ku Vatikani akuzohej se sistematikisht kishte vendosur ruajtjen e reputacionit të kishës dhe të të dyshuarit në prioritet në krahasim me mbrojtjen e viktimave minorene. Kisha e ka hedhur poshtë këtë akuzë.


Kisha Katolike është përballur me akuza të shumta për abuzime seksuale të kryera nga priftërinjtë në të gjithë botën, si dhe me kritika për përgjigje të papërshtatshme nga ana e peshkopëve.


Më herët këtë vit, Papa Françesk fuqizoi ligjet e Vatikanit mbi abuzimet seksuale, duke futur për herë të parë te përkufizimi i krimeve kundër minorenëve edhe abuzimin seksual.


Historia


Skandalet pedofilike të Kishës Katolike


Gjermani një prift me emrin Andreas L., pranoi në vitin 2012, 280 akuzua për abuzime seksuale me tre fëmijë përgjatë një dekade.


SHBA Zbulimet mbi abuzimet në vitet 1990 nga dy priftërinj të Bostonit, Pol Shanlej (Paul Shanley) dhe Xhon (John) Geoghan shkaktuan zemërim publik.


Belgjikë Peshkopi i Bryshit, Rozher Vangelue (Roger Vangheluwe), dha dorëheqjen në prill 2010, pasi pranoi se kishte abuzuar seksualisht me një fëmijë për shumë vite.


Itali Kisha Katolike në Itali pranoi më 2010-n, se rreth 100 raste priftërinjsh pedofilë janë raportuar përgjatë dhjetë viteve.


Irlandë Një raport i vitit 2009, zbuloi se abuzimet seksuale dhe psikologjike qenë epidemike në shkollat industriale të drejtuara nga kisha, si dhe nëpër jetimore për shumicën dërrmuese të shekullit të njëzetë.


Ky shkrim Papa Françesk kërkon falje për abuzimet e priftërinjve u publikua me pare te Gazeta SHQIP.