Papa Françesku u ka bërë thirrje ndjekësve të tij në Amerikën Latine që ti japin fund dhunës kundër grave duke kërkuar një legjislacion dhe qasje të re për ti mbrojtur ato.


Dua tju ftoj për të luftuar një fatkeqësi në rajonin e Amerikës Latine, numri i madh i rasteve të krimeve të dhunshme kundër grave, nga goditjet deri te dhunimet e vrasjet, u ka thënë Papa një grumbulli të madh njerëzish, gjatë një vizite në qytetin Peruvian.


Papa, i lindur në Argjentinë ka thënë se, amerikanët janë shpesh viktima të vrasjeve dhe situatave të tjera të dhunës, të cilat mbahen të fshehta brenda shumë mureve.


Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara rreth gjysma e 25 shteteve me numrin më të madh të vrasjeve të grave janë në Amerikën Latine.


21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)