Kam vërtet frikë nga nisja e një lufte bërthamore, jemi në limit. Mjafton një incident dhe situata rrezikon të përshkallëzohet.


Kështu është shprehur Papa Françesku gjatë udhëtimit të tij në Kili në një bashkëbisedim me gazetarët në avion, duke u ka treguar këtyre të fundit një foto nga Nagasaki pas shpërthimit bërthamor të 45. Duhen shkatërruar armët, të punojmë për çmilitarizimin bërthamor, – shtoi Papa. Këtë foto, e gjeta rastësisht dhe është shkrepur në vitin 1945. Është një fëmijë me vëllanë e tij mbi shpatulla i vdekur, i cili po pret për krematoriumin në Nagasaki.


Ati i Shenjtë më pas komentoi: U preka kur e pashë këtë dhe doja të shkruaja: Pasojë e luftës. Doja ta stampoja dhe ta tregoja, sepse është një imazh prekës më shumë se një mijë fjalë.


15 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)