Papa Françesku e ka pranuar se skandalet seksuale që po godasin Kishën Katolike, po zemërojnë njerëzit dhe po i largojnë ata nga Kisha. Papa theksoi se Kisha duhet të ndryshojë nëse dëshiron të mbajë afër gjeneratën e ardhshme.


Papa iu referua kështu krizës që tronditi papatin e tij, gjatë ditës së fundit të vizitës në vendet baltike. Kjo ngjarje përkoi me publikimin e një raporti të ri që bën fjalë për abuzime seksuale gjatë disa dekadave në Kishat Katolike në Gjermani.


Papa iu tha të rinjve në Estoni, vend ky që konsiderohet si më pak religjioz në botë, se e di që shumë të rinj ndihen se Kisha nuk ka asgjë për tiu ofruar dhe se thjesht nuk i kupton problemet e tyre të kohës së sotme.


Ai u shpreh se Kisha Katolike dëshiron të flasë hapur për gjitha akuzat në drejtim të saj.


25 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)