Pavarësisht paralajmërimeve për rrezikun e sulmeve terroriste, Papa Françesku nuk e ka anuluar vizitën e tij në Afrikë dhe ka zbritur sot në Aeroportin e Nairobit në Kenia. Vizita e Atit të Shenjtë në Afrikë do të zgjasë deri në 30 nëntor.




“Po nisem me gëzim për të takuar vëllezërit afrikanë.”- tha Papa, pak para se të nisej nga aeroporti i Fiumiçinos në Romë. I pyetur nëse ndihej i frikësuar nga sulmet e terroristëve, Papa u përgjigj: “Më shumë jam i shqetësuar për mushkonjat.”

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Në avionin papal udhëtojnë edhe 74 gazetarë ndërkombëtarë, që do ta shoqërojnë Atin e Shenjtë gjatë gjithë udhëtimit të tij në Afrikë. Roma u blindua sot nga forcat e policisë, për të siguruar nisjen e Papës drejt Afrikës.