Ndeshja e dyte miqesore e kombetares kuqezi ka filluar ne oren 15:15 ne nje nga fushat e kompleksit te hotelit ku eshte grumbulluar ekipi yne. Trajneri Otto Baric e ka nisur kete takim me kete formacion: I.Lika-A.Dallku-E.Xhafa-N.Dede-D.Curri-A.Dedaj-D.Muka-E.Bulku-A.Aliaj-Xh.Sukaj-M.Memelli. Ne formacionin baze te kombetares shqiptare bie ne sy aktivizimi i Dallkut dhe Currit te cilet kane mberritur sot ne kompleksin ku eshte grumbulluar ekipi. Pjesa e pare e ndeshjes ka qene e ekuilibruar me disa raste per shenim. Ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe keta lojtare: eshte futur ne loje Hyka per Aliaj, Teli per E.Xhafa, Duro per Dedaj, Neziraj per Sukaj, Plaku per Memelli dhe Vrapi per Currin. Ndeshja ne pjesen e dyte ka folur me teper per skuadren shqiptare qe eshte paraqitur me e rrezikshme ne porten gjermane. Megjithate 90 minutat e te gjithe takimit jane mbyllur me rrjeta te paprekura 0-0. Per trajnerin Baric ky ka qene nje test i rendesishem pasi kundershtari ka qene i nje niveli te larte ne fushen e lojes. Kur kane mbetur edhe 4 dite nga perfundimi i turneut te Antalias ekipi kombetar i futbollit pergatiet te zhvilloje ndeshjen e fundit me FK Tiranen diten e shtune.