Kërkesave të vazhdueshme të deputetëve socialistë për të pasur një bilanc lidhur me punën e qeverisë, ministrat e PS-së iu përgjigjën në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar. Mbledhja u kryesua nga kryeministri Rama dhe pjesë e saj ishte edhe kritiku i tij më i fortë Ben Blushi. Përgjatë 90 minutave që Rama dhe Blushi ishin përballë nuk pati debate mes tyre, ndërkaq deputeti socialist zbardhi në grup dokumentin që vërtetonte 32 shkeljet në statutin e PS-së. Ai u mundua të fliste lidhur me këtë pjesë por është ndalur nga Rucci i cili i pohoi deputetit se nuk ishin mbledhur lidhur me këtë çështje. Ndërkaq takimi me eurodeputetët Kukan dhe Flekenstein detyroi kreun e qeverisë të braktiste mbledhjen e cila më pas u drejtua nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi. Në këtë pjesë para deputetëve socialistë raportuan tre ministra të qeverisë "Rama", ai i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministri i Industrisë dhe Energjisë Damian Gjiknuri si edhe ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj.