Me 4 shkurt pritet te mberrije ne Tirane trajneri i perfaqesues shqiptare Ari Han. Trajneri para se te mberrije do te shpalle listen anti-Malte. Ndeshja qe do te luhet me 11 shkurt, ne La Valeta te Maltes eshte ne interesin e madh te tifozeve shqiptare. Priten edhe disa surpriza te tjera nga ana e trajnerit, i cili do te ndjeke nga afer gjate vizites se ardhshme ne Tirana disa lojtare, nder me te spikaturit e kampionatit. Holandezi synon fitoren e dyte ndaj te njejtin kundershtar, por do te jete i detyruar te sjelle lojtare te tjere ne kombetare, edhe per shkak te disa demtimeve. Per te shuar merakun, trajneri do te ndjeke ekipet me te mira, per te "peshkuar" ndonje talent te mundshem.