Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Rituali në Cape Town në Afrikën e Jugut





AFRIKE E JUGUT - Klopse është parada e karnavaleve që zhvillohet cdo 2 janar në Cape Town në Afrikën e Jugut. Parada është një nga festimet më të rëndësishme të Viti të Ri që daton që prej mesit të shekullit të 19-të.

Sipas historisë së Afrikës së Jugut, në datën 2 janar të vitit skllevërve u jepej leje për të festuar ardhjen e Vitit të Ri.
Kjo ditë tashmë në vetvete përbën një sinonim me argëtimin, muzikën dhe vallëzimin.



Në këtë paradë kishte shumë individë të veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe maska. Grupe të shumta performuan me instrumente të ndryshme muzikore.
Parada solli një numër të madh pjesëmarrësish dhe tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj duke u argëtuar pa masë. Një turist amerikan u shpreh se ishte i kënaqur duke vështruar fëmijët të qeshur dhe të gëzuar nën ritmin e muzikës.

Cape Town është një nga qytetet kryesore në Republikën e Afrikës së Jugut dhe shquhet për kulturën e popullit të saj dhe mënyrën e jetës.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)