Sot kemi dy parti në opozitë që kanë shumicën në qeveri!


Ministrat e opozitës vijojnë përgatitjet për raportin e zgjedhjeve, për të cilat opozita nuk ka shprehur asnjë ankesë (zyrtare)!


Raporti i OSBE- ODHIR për zgjedhjet pritet të jetë më kritik se ai i opozitës!


Njeriu më i kërkuar këto ditë është lideri opozitës!


Në muajin korrik pati një protestë kundër qeverisë, në muaji gusht pak më pak.


Shohim zjarre çdo ditë, por njerëzit i ka marrë malli të shohin zjarrëfikëse!


Në rrugët e Tiranës nuk gjen dot 3 shitës ambulantë pa licensë, por kemi 173 pika karburanti pa licensë!


Nuk parashikojmë dot kur do të bjerë shi, por parashikojmë me saktësi se pas vapës do të ketë tërmet!