Një video e tij ku i tregonte organin gjenital në rrjetet sociale një vajze 15-vjeçare nga Gruemira e Shkodrës, ka tronditur rëndë për të dytën herë në vetëm 1 javë opinionin publik shqiptar.


Por, shefi i policisë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti përveç anës së tij perverse që e tregonte me një vajzë të mitur, për ironi ka qenë i deleguar për të kryer policiimin në komunitet, një nismë e prezantuar me shumë bujë nga kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.


Në rastet e shumta të reklamimit të detyrës së tij si polic në rrjetin social Facebook, Bajrakurti ka postuar edh një foto ku shihet një polic që shoqëron prej dore një fëmijë në shkollë.


Nuk dihet nëse ky efektiv është vetë Bajrakurti, që ngacmoi seksualisht minorenen, por komenti i tij është, jemi në drejtimin e duhur dhe të tjerë  i përgjigjen duke thënë se ky po që është policiim në komunitet.


Paradoksi në gjithë këtë histori, është se nëna e 15-vjeçares, ka rrëfyer se ai i ka dërguar video intime të bijës dhe i ishte gjendur në komisariat 5 minuta pasi ajo kishte shkuar për të bërë denoncimin, duke e kërcënuar për ti vrarë familjarisht.