27/04/2005  Emisari kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Korenë e Veriut, Christopher Hill, i cili po qëndron për bisedime në Pekin, ka paralajmëruar se SHBA nuk do të presin pa fund, që Koreja e Veriut të kthehet në tryezën e bisedimeve. Kohët e fundit amerikanët kishin paralajmëruar se do t’i drejtoheshin Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për vendosje të mundshme sanksionesh nëse Koreja e Veriut nuk hyn në bisedime.