Është bllokuar trafiku në rrugën drejt lagjes “ Veternik”, ku janë parë kolona të gjata të veturave duke i pamundësuar qytetarëve që të qarkullojnë për orë të tëra.


Qytetarët treguan për Indeksonline se për të shkuar nga stacioni i autobusëve në Prishtinë e deri tek rrethi I spitaleve po bëjnë më shumë se 1 orë.


“ Prej stacionit të autobusave jam nisë qe i orë, e tani jam tek rrethi. Kjo është e padurueshme”, ka thënë qytetari Agim Gashi i frustruar nga kjo gjendje e trafikut./Indeksonline/