Adana - Mediat turke njoftojnë për një parandalim nga ana e policisë të një atentati të menduar ndaj kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan. Sipas të përditshmes turke “Hurriyet”, në qytetin e Adanas janë arrestuar pesë persona. Policia në provincën jugore Adana arrestoi dje një grua, e cila kishte lidhje të ngushta me ushtrinë dhe forcat e sigurisë. Gjatë marrjes në pyetje policia siguroi informacion të mjaftueshëm për arrestimin e katër personave të tjerë. Hetuesit mendojnë se gruaja e dyshuar po planifikonte realizimin e një atentati kundër kryeministrit Erdogan, gjatë një ndalese në kuadër të fushatës, që ai do të bënte në province.