parisPolicia franceze ka ndaluar në Paris dy djem 15-vjeçarë, të gatshëm për të kryer një atentat terrorist. Sipas shtypi francez, dy adoleshentët, të lindur në shtator 2001, kishin përfunduar në shënjestër të 007 për kontakte me xhihadisin francez, Rachid Kassim, porositësi i mundshëm dhe frymëzuesi nga Siria i disa atentateve në Francë. Në pranga kanë përfunduar edhe pesë sirianë të armatosur dhe që dyshoheshin se donin të blinin armë zjarri kallashnikov.


Këta të fundit, pasi kishin ngrënë në një restorant të lagjes latine dhe kishin biseduar për blerjen e armëve për një shumë prej 600 euro, janë përgjuar nga policia. Sirianët u zhvendosën më pas në lagjen Montmartre, ku kanë nisur të fotografojnë nga kënde të ndryshme bazilikën e Sacre-Coeur.


Në këtë pikë agjentët kanë vendosur të kalojnë në aksion dhe ti arrestojnë me akuzën për krijimin e një organizate kriminale dhe mbajtje të armëve dhe municioneve.


Njeriu i dyshuar që mbante lidhje me 15-vjeçarin e arrestuar, 29-vjeçari Kassim, është në qendër të një hetimi për komandon terroriste të grave, e cila u arrestua në Paris javën e shkuar pas gjetjes së një makine të ngarkuar me bombola gazi pranë Notre Dame.


Sipas televizionit Bfmtv, policia dyshon që 15-vjeçari i arrestuar, kërkonte të blinte një armë për të kaluar më pas në aksion. Megjithatë akoma nuk dihen koha dhe objektivat që kërkonte të goditje.


14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)