Paris Jackson ka kaluar një kohë cilësore me gjyshen e saj, që prej tentativës për vetvrasje në verën e shkuar.



Prej shumë muajsh, 15-vjeçarja është zhdukur nga vëmendja publike, duke gjetur strehë në vatrën e ngushtë familjare, pasi qëndroi disa kohë në spital dhe në një qendër rehabilitimi për të rinj. Pas shumë kohe mungese, vajza e madhe e Micheal Jackson u rishfaq në publik, ndërsa u takua me vëllain e saj të vogël në Kaliforni. Ndërkohë, marrëdhënia me vëllain e madh mbetet ende e panjohur. Sipas shtypit, ishte pikërisht mësimi i faktit që ajo nuk ishte vajza biologjike e këngëtarit të njohur të muzikës pop, rrjedhimisht as motra e vërtetë e dy djemve, faktori që e shtyu Paris të tentonte vetvrasjen një vit më parë. Megjithatë, familja nuk ka bërë asnjë komunikim zyrtar, në lidhje me atësinë e adoleshentes. / Top Channel