Parku kombetar  Kanioni i Madh ka marre masa per te edukuar  me praktikat e gjelbra me shume se kater milione vizitoret nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithe bota qe shkojne ne park cdo vit.  Parku ka nje sistem per menaxhimin e mjedisit dhe ben pjese ne programin e Agjencise amerikane per Mbrojtjen e Mjedisit. Parku Kanioni i Madh synon te jete ne krye per gjenerimin energjise alternative dhe praktika te tjera te gjelbra.



Kanioni i Madh eshte ndoshta vendi me i bukur ne gjithe boten. Per te pakesur ndikimin e veprimtarise te tij per mjedisin Parku Kombetar Kanioni i Madh ka zbatuar praktika te gjelbra dhe eshte angazhuar ne projekte per te ulur ndikimin e efektit sere per te ruajtur rezervat ujore per te shtuar riciklimin si dhe per te perdorur burime alternative energjie.


Parku perdor mjete me karburant alternativ dhe ka instaluar nje stacion furnizimi me karburant natyral. Dirdre Henners specialiste e mbrojtjes se mjedisit flet per programet e gjelbra te parkut si riperdorimi i ndertesave minimizimi i perdorimit te ujit dhe riciklimi i sa me shume materialeve qe te jete e mundur.  Ky park shfrytezon 40 perqind te plehrave dhe ka nje program te gjere riciklimi per zonat publike dhe rezidenciale brenda parkut.


Ne kemi vendosur kosha riciklimi ne gjithe parkun per materiale te ndryshime prej qelqi kartoni letre dhe palstike. Keto jane kryesisht per vizitoret dhe banoret e parkut. Krahas ketyre parku riciklon disa sende qe vizitoret nuk i shikojne kurre. Per shembull ne oficinen tone ne riciklojme vajin lengun kunder ngrirjes filtrat rrotat dhe baterite. Ne riciklojme gjithecka qe eshte e mundur.


Parku ka nje impiant per pastimin e ujrave te zeza qe perdoren per vaditje dhe pastrimin e tualeteve si dhe nje program per perpunimin e fekaleve si pleh per token.


Parku ka ndertuar disa objekte te gjelbra ne kuadrin e programit per te udhehequr ne projektimet e energjise se gjelber dhe te mjedisit qe sherben mes te tjerash per te informuar edhe publikun per ceshtjet e mjedisit.  Kajel Xhorxh thote se vizitoret mund te planifikojne shetitjen e tyre te gjelber ne park me biciklete duke ndihmuar keshtu ne pakesimin e clirimit te gazit karbonik.


Trafiku ne park eshte me pak i ngarkuar me pak ndotes njerezit shetisin ne natyre jane me aktive dhe e shikojne parkun me shpejt.  Shpresojme qe ky program te vazhdoje gjithe veren dhe infrastruktura e bicikletave ne park te zgjerohet dhe te behet nje nga menyrat me popullore te  pare Kanionin e Madhe.


Sherbimi Publik i Arizones i cili eshte entiteti me i madh i sherbimeve komunake te shtetit u sherben rreth 900 mije klienteve me elektricitet i ka dhuruar dhe ka instraluar panelet diellore te qendres se vizitoreve te Kanionit te Madhe. Ketu gjenden me shume se 80 qeliza fotovoltike nje sistem prej 18 kilomatesh qe gjeneron 30 perqind te energjise se perdorur ne ndertesat. Qeliza te tjera fotovoltike jane perfshire ne projektimin e ndertesave te reja prane qendres se vizitoreve dhe ne kompleksin  e vrojtimit te Kanionit te Madh.  Me shume se 4.5 milione vizitore ne ne vit kane mundesi te shikojne ne praktike dobine e energjise diellore nepermjet paneleve fotovoltike te instaluar ane park.


Parku Kombetar Kanioni i Madh i cili eshte sa edukativ aq edhe frymezues ka hedhur hapat e para per tu bere nje park miqesor klimatik. Rojat e parkut rekomandojne qe vizitoret qe duan te shikojne kete mrekulli natyrore te botes te bejne plane per ta vizituar prakun ne forma te gjelbra duke perdorur mjetet qe ka parku ne dispozicion.


Marre nga USA Green Stories