Aktivistët e grupimit ‘Ekolëvizja’ depozituan pranë bashkisë së Tiranës,
kërkesën për të marrë informacion mbi punimet që kanë nisur të kryhen
tek Parku Kombëtar në kodrat e Liqenit Artificial.
Drejtuesi i këtij grupimi Artan Lame tha se në bazë të ligjit, çdo qytetar ka të drejtën të informohet mbi atë që po ndodh me pemët e Parkut Kombëtar, ku prej një jave ka nisur prerja e dhjetëra pishave.
Një javë më parë, ambientalistë dhe mbrojtës të trashëgimisë historike e kulturore protestuan kundër masakrës me pyjet e Parkut Kombëtar.
Bashkia e Tiranës deklaroi se punimet po kryhen në bazë të projektit për zgjerimin e rrugës së Elbasanit.
Aktivistët e shoqatave ambientaliste kërkuan qe bashkia te beje transparent projektin dhe te konsultohet me qytetaret e Tiranes para se te nderrmarre aksione të tilla që cënojnë cilësinë e jetës së tyre.