Në orën 10:00 të kësaj të enjte është parashikuar të nisë seanca plenare e radhës, ndërsa opozita siç ka vepruar gjithmonë në 4 muajt e fundit, do të protestojë përballë Parlamentit kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.


Mësohet nga PD, se protesta edhe këtë herë është organizuar nga Forumi Rinor i kësaj partie, ku përfshihen edhe studentët e mbledhur tashmë në GRUD.


Të rinjtë nuk e kanë publikuar agjendën e protestës, por pritet të ketë disa simbolika përpara parlamentit të krimit, siç edhe kreu i PD Lulzim Basha e cilëson atë që duhet të ishte tempulli i demokracisë.


Në seancën e sotme plenare pritet të betohen dy deputetë të tjerë të “opozitës së re”. Halil Jakimi mori mandatin e deputetit për qarkun e Dibrës, ndërsa Arlind Çarçani për qarkun e Korçës.


TW dy “tradhëtarët” nga listat e PD do e çojnë numrin e deputetëve në Kuvend në 103.


Ndërkohë, revolta opozitare do të kulmojnë ditën e shtunë, më 13 prill në orën 18:00 përpara Kryeministrisë, e cila është blinduar me kamera por janë vendosur edhe prozhektorë për të shmangur incidentet gjaë natës.