Në ndryshim nga legjislaturat e mëparshme, këto kategori zënë mbi 70 për qind. Pjesa tjetër përbëhet nga funksionarë të vjetër publikë ose mjekë, biznesmenë e arsimtarë


Në shtëpinë e ligjeve nuk do të ndihet më mungesa e ekspertëve të ligjeve, juristët. Por, në ndryshim nga legjislaturat e mëparshme, në Kuvend, atje ku miratohen buxhetet, strategjitë apo ligje me efekte ekonomike, do të ndihet dhe prezenca e ekspertëve apo profesionistëve të ekonomisë. Ky ka qenë rezultati që kanë sjellë listat e “hermetizuara” të partive politike, rezultati i të cilave ka qenë një përbërje prej gati 70 përqindësh të Parlamentit me juristë dhe ekonomistë. Pjesa tjetër, prej 30 përqindësh, nuk është gjë tjetër veçse prezenca e funksionarëve publikë me eksperiencë në aktivitetin shtetëror dhe atë partiak të dy partive më të mëdha. Në mënyrën se si ishin renditur emrat e dy partive më të mëdha në lista vihej re dukshëm prezenca e juristëve dhe e ekonomistëve në to, ndërsa faktori që ka avantazhuar hyrjen e tyre ka qenë fakti i thjeshtë se ata kanë qenë thuajse në pjesën dërrmuese të rasteve në “ballë” të këtyre listave. Natyrisht, në lista ka pasur një prezencë jo të vogël edhe të personaliteteve nga bota e sportit, artit, biznesit apo dhe arsimit, por “filtrimi” që ndodhi më 28 qershor duket se mandatoi për në Kuvend kryesisht ekonomistët dhe juristët.

Karakteristikat

Partia Socialiste bëri një “revolucion” në listën e saj të kandidatëve për deputetë. Pjesa më e madhe e 140 kandidatëve vinin nga fusha të ndryshme të shoqërisë, ndërsa PD-ja i ka më shumë nga administrata e saj. Të dyja partitë kryesore vunë në listat e tyre të kandidatëve një pjesë të mirë nga shoqëria civile, të cilët kryesisht ishin me formim juristi apo të shkencave politike. Partia Socialiste bëri një ndryshim radikal përsa i përket listës së kandidatëve. Pjesa më e madhe e 140 kandidatëve vinin nga sfera të ndryshme të shoqërisë, duke mos pasur asnjë lidhje organike me PS-në. Edi Rama ka treguar një besim të madh kundrejt njerëzve që kanë qëndruar larg politikës për të ushtruar profesionin e tyre. Megjithatë, një pjesë e këtyre figurave të reja u la në vendet fundore të listave duke mos mundur të kapërcejë pragjet që imponoi 28 qershori.

Listat

Kur u shpall lista e kandidatëve të PS-së, jo pak veta ngelën të habitur kur në krye të saj qëndronte një emër i njohur i shoqërisë civile, Vasilika Hysi. Me vendosjen e ish-kryetares së Komitetit Shqiptar të Helsinkit të parën në listë u kuptua qartë që dhe emrat më poshtë do të ishin surprizë. Në 32 kandidatët e Tiranës u pa qartë që kishte një strategji që lista të ishte sa më pak politike, duke u mbizotëruar me emra nga shoqëria civile, por edhe profesionistë të zotë në ekonomi dhe jurisprudencë. Nga ana tjetër, një tjetër teknikë është ndjekur nga Partia Demokratike. Ndonëse edhe kjo e fundit ka një “overdozë” prezence kandidatësh e tashmë edhe deputetësh me profesion jurist apo ekonomist, duket se pjesa më e madhe e tyre ka ardhur në lista e më pas edhe në Kuvend falë marrëdhënies katërvjeçare dhe punës që kanë kryer në hierarkitë e ndryshme të Ekzekutivit. Tashmë që zgjedhjet kanë përfunduar dhe që ngelen shumë pak mandate për t’u “kolauduar” përfundimisht, mund të themi se premtimi i politikës për të rritur “piacën” e përfaqësimit në Kuvend është një mision që vlerësohet me notë “kaluese”. H. Hasani







CV-të e deputetëve të PD-së



Qarku Tiranë

Sali Berisha, kryetar i PD-së, kryeministër nga viti 2005

Aldo Bumçi, deputet i PD-së, ish-ministër Drejtësie

Rajmonda Bulku, aktore e njohur

Bujar Nishani, deputet i PD-së në Tiranë, ministër

Majlinda Bregu, deputete e PD-së, shkenca sociale

Gerti Bogdani, kryetar i FRPD-së, inxhinier elektronik

Genti Strazimiri, zv.ministër i Brendshëm

Florjon Mima, zv.ministër i Financave

Ilir Rusmali, ish-ministër i Drejtësisë

Myqerem Tafaj, këshilltar i kryeministrit Berisha për arsimin

Luan Skuqi, ish-ministër i Arsimit

Tritan Shehu, deputet i PD-së

Viktor Gumi, ministër i Punës

Arben Imami, shef kabineti i kryeministrit

Lajla Pernaska, deputete e PD-së



Qarku Lezhë

Edi Paloka, deputet i PD-së

Mark Marku, pedagog në Fakultetin e Filologjisë

Paulina Hoti, zv.ministre e Drejtësisë

Gjok Vuksani, deputet i PD-së





Qarku Vlorë

Astrit Patozi, nënkryetar i PDsë

Ardian Kollozi, deputet i PDsë

Leonard Demi, deputet i PDsë

Kreshnik Çipi, ish futbollist i Flamurtarit







Qarku Gjirokastër

Genc Ruli, ministër i Ekonomisë

Spiro Ksera, Prefekt i Gjirokastrës



Qarku Berat

Genc Pollo, zv.kryeministër

Mehmet Xheka, mjek, deputet i PDsë

Lefter Maliqi, kreu komunës Otllak, ish polic





DIBER

Jemin Gjana, ministër i Bujqësisë

Sherefedin Shehu, zv.ministër i Ekonomisë

Bedri Hoxha, kryetar i Bashkisë Klos

Selami Xhepa, këshilltar i kryeministrit për ekonominë





Qarku Kukës

Flamur Noka, Sekretar Organizativ në PD,

Besnik Dusha, kryetar i PD Tropojë

Fatos Hoxha, deputet i PDsë,



Qarku Durrës

Ferdinand Xhaferri,deputet i PDsë

Albana Vokshi, Drejtoreshë në Kryeministri

Gazmend Oketa ministër i Mbrojtjes

Ylli Lama, Nënprefekt i Durrësit

Osman Metalla, deputet i PD Shijak

Eduard Halimi, ishzvministër i Drejtësisë

Igli Cara, kryetar i PDsë Durrës





Qarku Fier

Sokol Olldashi, ministër i Punëve Publike

Ilir Bano, deputet i PDsë

Mesila Doda, kryetare e KKRTsë

Enkelejd Alibeaj, ministër i Drejtësisë

Vasillaq Ngresi, inxhinier

Fatos Beja,Ministër i Arsimit







Qarku Korçë

Ridvan Bode, ministër i Financave

Gjergji Papa, pedagog

Ledina Ajolli, pedagoge

Edmond Spaho, deputet i PD

Fatbardh Kadilli, këshilltar i Kryeministrit

Ismail Hoxha, profesor





Qarku Elbasan

Lulzim Basha, ministër i Jashtëm

Ardian Turku, ministër i Kulturës

Adriana Gjoni, zv.ministre e Arsimit

Rrahim Cota, biznesmen

Dashnor Sula, deputet i PD

Luciano Boçi,zv.rektor

Sybi Hida,d rejtor i përgjithshëm i politikave makroekonomike





Qarku Shkodër

Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit

Astrit Bushati, deputet, kryetar i PDsë Shkodër

Arenca Trashani, deputete e PDsw

Gëzim Dibra,biznesmen

Gjok Uldedaj, kryetar i Dhomës së Tregtisë, profesor

Paulin Sterkaj,deputet, biznesmen

Ndue Paluca, kryetar i Bashkisë së Fushë Arrëzit







CV-të e deputetëve të PS-së



Qarku Tiranë

1. Vasilika Hysi, juriste, kryetare e Komitetit të Helsinkit

2. Besnik Baraj, kryetar i PS-së Tiranë, sekretar për Mjedisin

3. Kastriot Islami, sekretar për Çështjet Elektorale

4. Saimir Tahiri, jurist, drejtues i fondacionit “Qemal Stafa”

5. Fatmir Xhafaj, anëtar kryesie

6. Andis Harasani, deputet

7. Ditmir Bushati, jurist

8. Eglantina Gjermeni, pedagoge, shoqëri civile

9. Namik Dokle, deputet

10. Enkelejda Shkreli, anëtare kryesie

11. Eduard Shalsi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë

12. Xhemal Qefalia, biznesmen

13. Dashamir Peza, biznesmen

14. Ilir Gjoni, anëtar i Asamblesë Kombëtare

15. Artan Gaçi, anëtar, biznesmen



Qarku Dibër

1. Sadri Abazi, deputet, biznesmen

2. Qemal Minxhozi, deputet



Qarku Durrës

1. Blendi Klosi, deputet, sekretar Organizativ PSSH

2. Rudina Seseri, Harvard Business School, ekonomiste dhe eksperte financiare

3. Hazir Gashi, biznesmen

4. Gazmir Bizhga, ish-sekretar i PS-së Durrës, ish-deputet





Qarku Elbasan

1. Valentina Leskaj, kryetare e Grupit Parlamentar socialist

2. Ilir Bejtja, pedagog në Fakultetin Ekonomik Elbasan

3. Shegush Ligori, avokate

4. Taulant Balla, deputet

5. Damian Gjiknuri, jurist, nënsekretar për çështjet juridike

6. Agim Leka, kryetar i PS-së Elbasan, pedagog

7. Skënder Hasa, biznesmen, ish-kryetar i Bashkisë Peqin



Qarku Fier

1. Gramoz Ruçi, deputet, kryetar i Asamblesë Kombëtare socialiste

2. Ermelinda Meksi, deputete, anëtare e Kryesisë socialiste, ish-ministre

3. Albert Çaçi, deputet, dy mandate

4. Fatos Tushe, nënkryetar i Bashkisë Lushnjë

5. Armando Subashi, gjyqtar, anëtar i KLD-së

6. Bashkim Fino, deputet, ish-kryeministër

7. Ervin Koçi, bankier

8. Arben Çuko, ish-komandant i Gardës së Republikës

9. Ende e pavendosur



Qarku Gjirokastër

1. Arta Dade, deputete

2. Vangjel Tavo, deputet

3. Etem Ruka, sekretar i Burimeve Njerëzore





Qarku Korçë

1. Ben Blushi, deputet

2. Pandeli Majko, deputet

3. Mimi Kodheli, zëdhënëse e Kryesisë së PS-së

4. Alfred Dalipi, deputet

5. Arben Ahmetaj, anëtar i Asamblesë Kombëtare

6. Olta Xhaçka, shkenca politike, pedagoge



Qarku Kukës

1. Asllan Dogjani, jurist, ish-drejtor i Policisë Gjirokastër, Fier, Shkodër



Qarku Lezhë

1. Gjok Jaku, jurist, ish-kryetar Bashkie Lezhë

2. Gjovalin Kadeli, jurist, biznesmen

3. Armando Prenga, jurist, biznesmen



Qarku Shkodër

1. Ilir Beqja, nënsekretar për Programin

2. Tom Doshi, deputet

3. Ndue Kola, biznesmen

4. Astrit Beci, mjek



Qarku Vlorë

1. Arben Isaraj, deputet

2. Luiza Xhuvani, aktore

3. Arben Malaj, deputet

4. Shpëtim Idrizi, deputet

5. Eltar Deda, kreu i PS-së Vlorë

6. Fatmir Toçi, botues





CV-të e deputetëve të LSI-së

Qarku Tiranë

1. Ilir Meta, kryetar i LSI-së, ekonomist



Qarku Fier

1. Dritan Prifti, ekonomist



Qarku Berat

1. Nasip Naço, jurist



Qarku Durrës

1. Lefter Koka, biznesmen



CV-të e deputetëve të PDI-së



Qarku Vlorë

1. Dashamir Tahiri, biznesmen



CV-të e deputetëve të PBDNJ-së

Qarku Vlorë

1. Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së





Pedagogët deputetë, ceremoni vetëm për ”specien” e tyre





Në Parlamentin e ri do të përfshihen dhe katër pedagogë të Universitetit të Tiranës. Vasilika Hysi, Besnik Bare, Etem Ruka dhe Mark Marku janë pedagogët e UT-së prej vitesh me radhë, të cilët tashmë kanë fituar dhe mandatin e deputetit pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Në një ceremoni simbolike, të organizuar nga rektori UT-së, Kule, deputetëve të rinj u është dorëzuar dhe stema e universitetit ku ata do të vazhdojnë të japin mësim. Por edhe pse ende nuk kanë filluar punën si deputetë, ata shpalosin disa nga problemet e arsimit, për të cilat do të ngrenë zërin në Parlament. Mark Marku flet për standarde në sistemin arsimor dhe thotë se reformat duhet të jenë koherente, ndërkohë që procesin e Maturës Shtetërore e cilëson si një arritje, por që ka ende probleme. Në shumë fakultete duhet të rikthehen konkurset, thotë ai, pasi nuk mjafton vetëm Matura Shtetërore. "Sistemi arsimor shqiptar duhet t’u japë fund eksperimenteve të pafundme. Unë jam që të ngelet kështu, por duke korrigjuar problemet që ka, sepse matura për mua është diçka e suksesshme, pavarësisht problemeve", - thotë Mark Marku, pedagog i UT-së.





11 Korrik 2009