TIRANE- Komiteti i Jashtem i Parlamentit Europian votoi ne Bruksel raportet per Bosnjen Turqine Malin e Zi dhe Serbine nderkohe qe Shqiperia eshte lene jashte vemendjes si pasoje e konflikteve qe vijojne pafundesisht ne vend. Nderkohe qe ne seancen plenare ketyre rezolutave do ti bashkangjiten dhe ato te Kosoves e Maqedonise per Shqiperine ka rreth dy vite qe nuk hartohet asnje rezolute. Sot diskutuam progresin ne Serbi Bosnje Mal te Zi por fatkeqesisht mungon Shqiperia. Pse po mungon Mendoj se raportuesi dhe ne e ndajme gjeresisht kete kendveshtrim eshte i mendimit se ska progres ne Shqiperi per sa i perket ceshtjeve kyce. Ska shume gjera per te shkruajtur pasi atje vijon sherrnaja perleshja per pushtetin mes qeverise dhe opozites dhe si rezultat skemi progres tha Roucek ish-raportues per Shqiperine. Nderkohe me konkret ka qene Kukan. Po eshte e vertete se ne jemi te perfshire ne menyre mjaft aktive per te gjithe Ballkanin Perendimor me nje perjashtim qe eshte Shqiperia. Seanca plenare e muajit mars do votoje rezolutat per Serbine Bosnjen Malin e Zi e Kosoven. Shqiperia seshte aty dhe mungesa e saj eshte shume e zeshme. Kjo do thote se BE e sheh qarte se ne kuader te ketyre aktiviteteve te medha ka nje vend qe mungon. Pa bere shume filozofi mund te ndodhe qe kur ska lajm eshte lajm i mire por ne kete rast kjo seshte e vertete per Shqiperine. Mendoj se eshte ende me rendesi qe partite politike te jene te angazhuara ne nje dialog konstruktiv politik per te permbushur 12 kriteret. Pasi ajo qe shohim me shume tani jane akuzat se kush do jete pergjegjes per raportin e keq tha kryetari i delegacionit per Ballkanin Kukan. Por rezolutat e PE nuk kane asnje vlere ligjore ne politiken e jashtme te Unionit ato hartohen me nje fryme me pozitive se raportet e ngurta te Komisionit ne mbeshtetje te vendeve aspirante per ne BE. Eshte e vertete qe ka nje lidhje mes progresit te vendit dhe hartimit te nje raporti. Sic e kam thene nese ska nje progres te prekshem atehere raportuesi seshte shume i gatshem per te pergatitur nje raport i cili sdo ti ndihmonte vendit. Pra keto dy gjera shkojne bashke. Eshte absolutisht e qarte se nese ne do te kishim permbytje nga lajmet e mira qe do na vinin nga Shqiperia atehere do ishte e rende mospasja e nje raporti. Por ashtu sic jane gjerat tani raport apo jo dialogu ne vend reformat e permbushja e 12 kritereve duhet te vijoje. Nese e bejne nje gje te tille atehere do te kete nje reflektim nga Parlamenti Europian tha Kukan ne pergjigjie te interesimit nese ka faj raportuesi apo mungesa e progresit per mos-hartimin e raporteve te rregullta per Shqiperine. Kemi 12 fushat apo rekomandimet per te cilat BE pret progres e nese sgabohem me perjashtim te njeres zgjedhjes se Avokatit te Popullit seshte arritur shume. Shpresoj e deshiroj qe grupimet kryesore politike te ndergjegjesohen per situaten te pakten per ceshtjet qe kane te bejne me integrimin te behen bashke e te punojne se bashku tha Roucek. Rezoluta e fundit per Shqiperine eshte hartuar nga raportuesi Chountis ne qershor te 2010. Per nga rendesia qe PE i kushton vendit prej vitesh nga grupimet e medha politike perzgjedhja e raportuesit i ka kaluar grupimit te ekstremit te majte nje prej grupeve politike me te vogla ne Parlament.
sg/shqiptarja.com